SERUM FYTYRE ME EKSTRAKT KËRMILLISerum fytyre me 80% ekstrakt të jargës së kërmillit dhe aloe vera, i pasuruar me alantoinë, acid glikolik dhe hialuronat natriumi. Pa silikone, parabene, petrolate, alkool.
Serumi shfrytëzon vetitë e jargës së kërmillit, që përmban natyrshëm alantoinë, kolagjen, elastinë dhe acid glikolik, që nxisin stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke reduktuar shenjat e plakjes.
Duke i shtuar edhe alantoinë, përmirëson strukturën e lëkurës, zvogëlon shfaqjen e rrudhave, hidraton, zbut dhe rigjeneron sipërfaqen e lëkurës.
Acidi glikolik, falë vetive të tij eksfoliuese dhe keratolitike, largon shtresën e qelizave të vdekura përgjegjëse për efektin e ashpër dhe të zbehtë, duke e bërë lëkurën më të ndritshme dhe të butë.
Hialuronati i natriumit, me vetitë e tij të njohura përthithëse, parandalon humbjen e ujit transdermal duke formuar një film shumë të hollë që garanton hidratimin e lëkurës.
Teksturë e lehta, me një aromë delikate, përthithet shpejt dhe nuk krijon yndyrë. Ndihmon në trajtimin anti-plakje, kryen një veprim zbardhues, antioksidues, eksfoliues, ushqyes dhe hidratues.